Presidenti gjerman Gauck: Në këtë post deri më 2017

07/06/2016 00:00

Presidenti gjerman, Joachim Gauck, befasoi jo pak vetë me deklaratën e tij se nuk do të qëndronte në post për një mandat të dytë 5-vjeçar.

Vendimi i tij me shumë gjasë do t’i hapë probleme Kancelares Angela Merkel, ndërsa rrezikon të përçajë koalicionin qeverisës lidhur me pasusin e Gauck.76-vjeçari citoi moshën e tij si shkak për largimin.

Gauck, një pastor luterian, luajti një rol të rëndësishëm gjatë protestave paqësore në Gjermaninë Lindore komuniste që çuan drejt rënies së murit të Berlinit në vitin 1989.

Mandati i Presidentit gjerman përfundon në mars të 2017-s, më pak se 6 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.

Mes emrave që përmenden si pasardhës të mundshëm të tij janë ministri i Financave, Wolfgang Schaeuble dhe ministri i Jashtëm, Frank Walter Steinmeier.

Top Channel