Merkel, gruaja më e pushtetshme në botë

07/06/2016 00:00

Për të 6-in vit radhazi Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kryeson listën e revistës “Forbes” me 100 gratë më të pushtetshme në botë.

Në vend të dytë edhe këtë vit pozicionohet një tjetër udhëheqëse e mundshme botërore, kandidatja demokrate për presidencën Hillary Clinton.

E treta në listën e “Forbes” renditet shefja e Rezervave Federale Janet Yellen, e ndjekur nga Melinda Gates, bashkëshortja e Bill Gates dhe themeluesja e fondacionit që mban emrin e të dyve.

Zonja e Parë, Mishel Obama, u pozicionua në vendin e 13.

Top Channel