Giampiero Ventura, trajneri i ri i Italisë

07/06/2016 00:00

Giampiero Ventura do të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane të futbollit duke nisur nga 1 korriku. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC). Për postin e trajnerit të “axurrëve” ishte përmendur edhe emri i trajnerit të kombëtares sonë, Gianni De Biasi.

Ventura do të firmosë një kontratë 2-vjeçare, me 1.3 milionë euro në vit. Prezantimi i tij është vendosur të bëhet në datën 18 korrik. Presidenti i FIGC-së, Tavecchio tha se trajneri i Torinos është zgjedhur pasi është “një mjeshtër futbolli”.

Ventura do të punojë në kombëtaren italiane me bashkëpunëtorët e tij të përhershëm: zëvendësin Salvatore Sullo, trajnerin e portierëve Giuseppe Zinetti dhe përgatitësi atletik Alessandro Innocenti.

Top Channel