Zgjidhet çështja “Mourinho-Carneiro”

07/06/2016 00:00

Chelsea dhe Jose Mourinho kanë arritur një marrëveshje me ish-doktoreshën Eva Carneiro, duke bërë që kjo çështje, e cila kishte kaluar në gjykatë, të pushohet.

Përmes një deklarate, Chelsea shpreh keqardhjen për mënyrën se si Eva Carneiro u largua nga klubi dhe i kërkon falje asaj dhe familjarëve të tjerë për shqetësimin e krijuar.

“Me hyrjen e saj në fushë, Dr. Carneiro ishte duke ndjekur rregullat dhe po tregohej e përgjegjshme duke vënë në radhë të parë shëndetin e lojtarit. Dr. Carneiro ishte një anëtare shumë e vlerësuar e stafit mjekësor dhe ne i urojmë asaj suksese në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e Chelseat.

Po ashtu, Jose Mourinho falënderon Carneiron për punën e saj të palodhshme si doktoreshë e parë e skuadrës dhe gjithashtu i uron suksese.

Top Channel