Elbasan, përplaset për vdekje fëmija 11-vjeçar. Dy të plagosur

07/06/2016 00:00

Një fëmijë i moshës 11-vjeçare ka humbur jetën mesditën e së martës në qytetin e Elbasanit, teksa është përplasur nga një makinë. Ngjarja është shënuar në unazën jugore të qytetit, ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë.

30-vjeçari me inicialet A.B., i cili drejtonte mjetin me targa AA 444 NU, ka humbur kontrollin e më pas ka përplasur për vdekje 11-vjecarin E. Kotorri, i cili ishte kalimtar. Për pasojë, vet drejtuesi i mjetit dhe një tjetër person që udhëtonte me të kanë mbetur të plagosur.

Policia bën të ditur se, shtetasi B.Ç., 47 vjeç, po mjekohet në Spitalin e Elbasanit, ndërsa drejtuesi i mjetit i plagosur lehtë, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore është shoqëruar në polici.

Specialistët në vendngjarje po hetojnë për shkaqet e aksidentit të rëndë. Paraprakisht bëhet e ditur se mjeti lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, çfarë ka shkaktuar përplasjen e fortë të tij me një mur rrethues pranë rrugës, si dhe shkatërrimin thuajse total të mjetit.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel