“CFDA Awards 2016”, apo “Oscar”-ët e modës siç njihen ndryshe, shpërblyen Beyoncen si ikonën e modës për këtë vit.

“Pop star”-i mori vlerësimin më të lartë nga shoqata e “Fashion Designers of America”, ku bëjnë pjesë 350 stilistë amerikanë. Ashtu siç e do tradita, ceremonisë së mbajtur në Nju Jork nuk i mungoi shkëlqimi dhe emrat e mëdhenj të industrisë, si Michael Kors, Donna Karan e Alessandro Michele i “Gucci”-it; top modelet e nivelit më të lartë, si Irina Shayk, Karlie Kloss, Naomi Campbell e Alessandra Ambrosio; apo dhe fytyra të njohura të kinemasë: Cristina Ricci, Kirsten Dunst, Jessica Chastain e Tilda Swinton.

Kishte dhe yje të tjerë të muzikës përveç Beyonces, mbretëreshë të mbrëmjes, e ndër to spikasnin Ciara e Jennifer Hudson. Stilisti më i mirë i vitit për veshjet e femrave u shpall Marc Jacobs, e për ato të meshkujve Thom Browne.

Dizajneri numër një i aksesorëve për 2016-n është Mansur Gavriel, ndërsa çmimi ndërkombëtar i shkoi “Gucci”-t dhe Alessandro Micheles. Në ngjarjen që identifikon personat me influencën më të madhe përgjatë vitit në industrinë e modës, një nderim i veçantë iu rezervua këngëtarit David Bowie, i cili ndërroi jetë në muajin janar.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel