Sfida më e bukur e historisë, Europa kundër Amerikës

07/06/2016 00:00

Adhuruesit e futbollit në mbarë botën këtë verë kanë mundësinë të argëtohen në maksimum me këtë sport. Vëmendja e të gjithëve është e përqendruar te dy evenimentet madhore, Euro 2016 dhe Copa America Centenario ku në fushë do të zbresin yjet e futbollit botëror.

Tashmë në media fantazia ka shkuar edhe më tej duke imagjinuar një përballje mes formacionit ideal të Evropës dhe atij të Amerikës së Veriut dhe Jugut, një sfidë që do të garantonte spektaklin maksimal.

Kështu 11-shja ideale e Euro 2016 do të kishte një skemë 3-4-3 me Neuer ne portë, Alaba, Pique, Sergio Ramos në mbrojtje. Në mesfushë janë emra të tillë si Iniesta, Buskets, Modric e Pogba, ndërsa sulmi  është një bombë e vërtetë me Cristiano Ronaldo, Zlatan Ibrahimovic dhe Gareth Bale.

Nuk qëndron aspak prapa formacioni ideal i Copa America. Edhe në këtë rast skema e preferuar duket se është ajo 3-4-3 me Claudio Bravo në portë. Në mbrojtje janë përzgjedhur Otamendi, Godin, Dani Alves, ndërsa në mesfushë janë Di Maria, Vidal, James Rodrigues, Sanchez. Reparti i sulmit përbëhet nga Lionel Messi, Luis Suarez dhe Sergio Aguero.

Top Channel