Vajza e Kate Moss pushton kopertinën e Vogue

07/06/2016 00:00

Vajza e Kate Moss ka bërë paraqitjen e saj të parë në industrinë e modës duke pozuar pranë nënës së saj për kopertinën e revistës “Vogue”.

13-vjeçarja shihet në krahët e nënës së saj 42-vjeçare për setin fotografik bardhë e zi të “Vogue Italia”.

Edhe pse Lila Grace, e cila studion në një shkollë në veri të Londrës, duket që ka trashëguar mënyrën e të qëndruarit përpara aparatit nga nëna e saj, shumica e atyre që e kanë parë këtë foto shprehen se ajo ka një ngjashmëri të madhe me babain e saj, ish-partnerin e Moss, Jefferson Hack.

Fotot e mrekullueshme të bëra nga fotografi i famshëm Mario Sorreti, po bëjnë xhiron e botës duke marrë mijëra pëlqime në rrjetet sociale.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel