Coppa America, himni i Kilit bëhet ‘rap’

07/06/2016 00:00

Organizatorët e Kupës së Amerikës, që për herë të parë po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara duket se kanë një problem serioz me himnet e skuadrave pjesëmarrëse, veçanërisht me Kilin.

Pas gafës së mëparshme, kur në vend të himnit të Uruguajit u vendos himni i Kilit, ka mbërritur një tjetër.

Në ndeshjen Argjentinë-Kili, himni kilen zgjati vetëm pak sekonda dhe në sfond u dëgjua fort një këngë e Pitbullit.

Organizatorët e kanë hequr fare muzikën kur kuptuan se çfarë kishin ngatërruar, megjithatë tifozët në shkallët e stadiumit dhe lojtarët në fushë vazhduan himnin.

Top Channel