Inter-Suning, çfarë gafe e përkthyesit
07/06/2016 00:00
“Martesa” mes Interit dhe grupit kinez “Suning” nuk nisi me këmbën e mbarë, madje përkundrazi, nisi me një gafë të madhe të përkthyesit.
Në konferencën e parë për shtyp, përfaqësuesit e kompanisë kineze, të lumtur që kishin marrë një skuadër të madhe u zotuan që do ta ngrenë atë në majat e futbollit.
Por ky ishte mesazhi i tyre në gjuhën kineze, ndërsa ajo që u dëgjua nga përkthyesi ishte një tjetër gjë.
“Do ta ngremë Milanin në majat e futbollit”, tha ai.
Grupi “Suning” bleu Interin nga Eric Thohir, që do të mbajë rolin e Presidentit, ndërsa Massimo Moratti do të tërhiqet plotësisht nga skuadra.
Top Channel