Pantera vërsulet frikshëm për…një puthje

07/06/2016 00:00

Çfarë do të bënit ju nëse nga pas do t’u vërsulej rrufeshëm një panterë? Shumica do vraponin t’i largoheshin sa më shumë kafshës së frikshme, por nuk është ky rasti.

Meksikani Eduardo Serio nuk është nga ata që trembet nga këta felinë, sidomos pasi e ka rritur vetë. Ai e kupton se pantera po i vërsulet rrufeshëm vetëm për një qëllim…një puthje.

Në internet, Serio ka shpërndarë një video nga përditshmëria e vet në përkujdesjen e kafshëve të egra që ruan në kopshtin zoologjik të ngritur me nismë personale.

Ai thotë se qëllimi i ngritjes së këtij kopshti është që të ruajë felinët në rrezik dhe planifikon ta zgjerojë këtë përmes fondeve të bamirësisë që po mbledh. 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel