Mërgim Mavraj mungon në stërvitjen e paradites

07/06/2016 00:00

Kombëtarja shqiptare zhvilloi në mëngjesin e kësaj të marte në Perro Guirek, seancën  e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve të Kampionatit Europian të Futbollit që do të zhvillohet në Francë Gjithcka ka ndodhur nën mbikëqyrjen e trajnerit Gianni De Biasi dhe pjesës së stafit teknik të skuadrës.

Punë shkrydhëse për muskujt në palestër dhe ushtrime aerobike nën drejtimin e përgatitësit atletik, Alberto Belle. Në ditët e fundit, përpara debutimit në Kampionatin Europian, Kombëtarja shqiptare po përqendrohet më së shumti të rritja e formës së lojtarëve dhe rikuperimi i energjive.

I vetmi që mungoi në seancën e shkurtër stërvitore të paradites ishte mbrojtësi Mërgim Mavraj. Titullari i Kombëtares i’u nënshtrua terapisë intensive, për shkak të lodhjes muskulore.

Stafi mjekësor i kuqezinjve dha garanci për gjendjen e mbrojtësit, i cili nuk vuan asnjë dëmtim, por pas pushimit të paradites do ti bashkohet normalisht skuadrës në stërvitjen e pasdites, në orën 17:30 në stadiumin “Iv Le Genot” në Perros Guirec.

Kombëtarja shqiptare ndodhet në Grupin A të fazës finale të Euro 2016 së bashku me Francën, Rumaninë e Zvicrën. Pikërisht me këtë të fundit ajo do të nisë aventurën në këtë aktivitet në 11 qershor.

Top Channel