Kimbo Slice, një nga legjendat e MMA (Mixed Martial Arts – Arte të Përziera Marciale) është ndarë nga jeta në moshën 42 vjeçare, ndërsa shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta.

Kimbo u shtrua në spital të hënën në Florida për shkaqe ende të paqarta, ndërsa mëngjesi e së martës mediat dhanë lajmin e ndarjes nga jeta të “luftëtarit” të MMA.

Ai lindi në Bahamas dhe u rrit duke realizuar vazhdimisht ndeshje në rrugë, ndërsa në vitin 2008 u bë pjesë e UFC, si një “luftëtar” profesionist.

Ai u bë i famshëm menjëherë për mënyrën e veçantë të boksimit dhe si një person karizmatik ishte një nga luftëtarët më të njohur të MMA.

“Jemi të gjithë të shokuar nga humbja e Kimbo”, tha një i afërm i tij pas konfirmimit të lajmit të hidhur.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel