Kupa e Amerikës, Argjentina e mposht Kilin edhe pa Messin

07/06/2016 00:00

Argjentina është “hakmarrë” ndaj Kilit për humbjen në finalen e vitit të kaluar në Kupën e Amerikës, duke e mposhtur këtë herë me rezultatin 2-1 edhe pse pa yllin e saj Lionel Messi, i cili qëndroi gjatë gjithë kohës në stolin e rezervave.

Kjo ishte ndeshja e parë e vlefshme për grupin G, ku së bashku me Kilin dhe Argjentinën bëjnë pjesë edhe Panamaja dhe Bolivia, ndeshja mes këtyre dy ekipeve përfundoi 2-1.

Angel Di Maria dhe Banega ishin autorët e dy golave për Argjentinën në këtë takim, ndërsa për Kilin shkurtoi diferencën Fuenzalida në minutat e shtesës.

Trajneri i Argjentinës Gerardo Martino nuk kërkoi te rrezikonte me Lionel Messin, duke e lënë në stol, pasi ylli i Barcelonës është duke u rikuperuar nga një dëmtim në shpinë.

Top Channel