Italia fiton lehtësisht ndaj Finlandës, shkon e qetë në Europian

06/06/2016 00:00

Italia e ka mposhtur me dy gola Finlandën në ndeshjen e fundit para Euro 2016, duke shkuar tashmë të qetë në ndeshjen e 13 qershorit ndaj Belgjikë.

Të besuarit e Antonio Conte arritën të mposhtin Finlandën me nga një gol në secilën pjesë, ndërsa e mbajtën portën të paprekur.

Candreve ishte autor i golit në minutën e 27 kur ktheu në gol një 11-metërsh, ndërsa në pjesën e dytë ishte De Rossi që vulosi rezultatin në 2-0 me anë të një gjuajtje të saktë me kokë pas një goditje nga këndi.

Në Euro 2016 Italia është në grup së bashku me Belgjikën, Iralndën dhe Suedinë e Ibrahimovic. Ndeshjen e parë në Francë, italianët do ta luajnë ndaj Belgjikës më 13 qershor.

Top Channel