Maqedoni, Ivanov tërheq plotësisht amnistinë ndaj politikanëve nën hetim

06/06/2016 00:00

Pas shume kritikash, Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov anuloi të gjitha amnistitë për individët e përfshirë në radhët e politikës në vend.

Një javë më parë, Ivanov tërhoqi faljen për 22 politikanë dhe tha se 33 të tjerë duhet të dërgonin kërkesa personale për revokimin e faljes së tyre dhe vënien në dispozicion të hetimeve.
 
Por pas presionit ndërkombëtar dhe atij vendas, Ivanov, në një deklaratë për shtyp, tha se këto ditë ishim dëshmitarë të interpretimeve të ndryshme të këtij vendimi në skenën politike të polarizuar, duke shtuar se tani masa e re do të kontribuojë për pajtim kombëtar dhe njëherazi do të ofroje daljen nga kriza politike.

Sipas Ivanov, ndryshe nga vendimi i muajit prill ku 56 individë u falen, ai thotë se tani Maqedonia ka një realitet ndryshe në kushte të kërcënimeve të jashtme dhe rreziqeve të sigurisë, por se vendi ka institucione te cilat mund t’i bëjnë ballë edhe këtyre sfidave.

Top Channel