Siguria e Europianit, shefi i policisë së Parisit: Jemi të përgatitur

06/06/2016 00:00

Në prag të Europianit të futbollit është arrestuar një i dyshuar i cili kishte planifikuar të kryente 15 sulme, pikërisht në Francë. Por shefi i policisë së Parisit, Michel Cadot, deklaroi se autoritetet vendase i kanë kapërcyer shqetësimet për sigurinë përpara turneut të futbollit.

“Ne jemi munduar të bëjmë më të mirën, por nuk mund të jemi asnjëherë shumë të sigurtë se nuk ka rrezik, apo se rreziku është zero, por unë mendoj se sot jemi të përgatitur se mund të përballemi në këtë sfidë”, deklaroi ai.

Në një letër drejtuar ministrit të Brendshëm francez, Cadot ka kërkuar që zonat ku do të mblidhen tifozët pranë Kullës Eiffel të mbyllen në ditë të caktuara.

Ndërsa rreth 10 mijë forca policore i janë bashkuar të tjerë oficerë të cilët do të ruajnë rendin dhe sigurinë. Përveç forcave policore franceze, gjatë Europianit në vend do të mbërrijnë edhe forca blu partnere nga vende të tjera si edhe agjentë të huaj të shërbimeve të inteligjencës.

Top Channel