Stërvitja e parë, kuqezinjtë zbresin në fushë

06/06/2016 00:00

Lojtarët e kombëtares shqiptare kanë kryer seancën e parë stërvitore në stadiumin modest “Iv Le Genot” në Perros Guirec. I gjithë perimetri i qendrës stërvitore ka qenë i rrethuar nga forca të shumta policie për arsye sigurie.

“Kjo që gjithçka të shkojë sa më mirë sa i përket qëndrimit të përfaqësueses shqiptare në këtë qytet gjatë gjithë periudhës së Europianit”, njofton gazetari i Top Channel nga Lannion, Endi Tufa.

Stadiumi ku do të zhvillojë stërvitjen përfaqësuesja shqiptare është izoluar në çdo cep të saj, që askush përtej rrethimit të mos ketë mundësi të shohë se çfarë ndodh në fushën e blertë.

Edhe banorët e shtëpive përreth stadiumit janë paralajmëruar që të mos dalin në dritare apo ballkon gjatë kohës së stërvitjes.

Gjendja e lojtarëve të kombëtares është shumë e mirë dhe nuk ka asnjë dëmtim, të paktën deri më tani. Përgatitjet startuan me ushtrimet e nxehjes, më pas gjithçka u fokusua në taktikë.

Njoftohet për një interesim të jashtëzakonshëm te mediave të huaja për seancën e parë të kombëtares kuqezi, por ato nuk janë lejuar që të jenë gjatë gjithë kohës në seancën stërvitore, vetëm 15 minutat e para.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel