Anatomia e Euro 2016

06/06/2016 00:00

Ka ngelur vetëm pak ditë deri në fillimin e Europianit dhe UEFA vazhdon të publikojë të dhëna dhe statistika për lojtarët që do të marrin pjesë në këtë kompeticionin.

Lojtari më i ri që do të jetë në Francë është 19-vjeçari Marcus Rashford i Anglisë, ndërsa më i vjetri portieri 40-vjeçar i Hungarisë, Gabor Kiraly. Anglia është skuadra me moshën më të re, ndërsa më e moshuara Republika e Irlandës.

Shqipëria ka një lojtar mbi 35-vjeç dhe ai është Orges Shehi, ndërsa kundërshtarët tanë të 11 qershorit, Zvicra, është skuadra me më së shumti adoleshentë, 3 të tillë.

Por, sa e gjatë është Shqipëria apo sa peshon skuadra jonë? Më poshtë do të gjeni statistika interesante për të gjithë pjesëmarrësit e Europianit.

Lojtarët më të rinj
1. Marcus Rashford (Sulmues, Anglia) – lindur më 31/10/1997
2. Renato Sanches (Mesfushor, Portugalia) – lindur më 18/08/1997
3. Emre Mor (Sulmues, Turqia) – lindur më 24/07/1997

Lojtarët më të moshuar
1. Gabor Kiraly (Portier, Hungaria) – lindur më 01/04/1976
2. Shay Given (Portier, Irlanda) – lindur më 20/04/1976
3.Gianluigi Buffon (Portier, Italia) – lindur më 28/01/1978

Skuadra më e re
25.39 – Anglia (3 lojtarë me 21 ose më pak vjeç)
25.43 – Gjermania (3 lojtarë me 21 ose më pak vjeç)
25.57 – Zvicra (4 lojtarë me 21 ose më pak vjeç – njëjtë sa Kroacia)
25.91 – Belgjika (3 lojtarë me 21 ose më pak vjeç)
26.30 – Turqia (2 lojtarë me 21 ose më pak vjeç)

Skuadrat më të moshuara
29.39 – Irlanda (11 lojtarë me 30 ose më shumë vjeç)
28.83 – Rusia (9 lojtarë me 30 ose më shumë vjeç)
28.70 – Çekia(11 lojtarë me 30 ose më shumë vjeç)
28.43 – Sllovakia (11 lojtarë me 30 ose më shumë vjeç)
28.43 – Italia (9 lojtarë me 30 ose më shumë vjeç)

Skuadra me më shumë adoleshentë
3 – Zvicra
1 – Portugalia, Ukraina, Franca, Polonia, Turqia, Kroacia, Anglia

Skuadrat me më shumë lojtarë me 35 ose më shumë vjeç
3 – Irlanda e Veriut, Irlanda
2 – Hungaria, Italia, Romania, Spanja, Ukraina
1 – Shqipëria, Belgjika, Çekia, Franca, Islanda, Polonia, Portugalia, Rusia

Lojtarët më të gjatë
2.03m – Costel Pantimillion (Romania, portier)
2.01m – Fraser Forster (Anglia, portier)
2.01m – Lovre Kalinic (Kroacia, portier)
2.00m – Andreas Isaksson (Suedia, portier)

Lojtarët më të shkurtër
1.63m – Lorenzo Insigne (Italia, sulmues)
1.65m – Jamie Ward (Iralnda e Veriut, mesfushor)
1.67m – Pedro Rodríguez (Spanja, sulmues)

Gjatësia mesatare e skuadrave
1.86m – Suedia
1.85m – Austria, Belgjika, Kroacia, Gjermania, Hungaria, Islanda
1.84m – Çekia, Polonia, Sllovakia, Zvicra, Ukraina
1.83m – Anglia, Italia, Irlanda e Veriut, Irlanda, Rusia
1.82m – Shqipëria, Franca, Romania
1.81m – Portugalia, Turqia, Uellsi
1.80m – Spanja

Pesha mesatare e skuadrave
80.30kg – Gjermania
80.17kg – Suedia
79.70kg – Zvicra
79.43kg – Hungaria
79.17kg – Austria
78.87kg – Kroacia
78.52kg – Islanda
78.35kg – Çekia
77.78kg – Belgjika
77.74kg – Polonia
77.70kg – Irlanda
77.70kg – Sllovakia
77.48kg – Rusia
77.00kg – Italia
76.91kg – Franca
76.78kg – Irlanda e Veriut
76.09kg – Romania
75.70kg – Uellsi
75.65kg – Shqipëria
75.61kg – Portugalia
75.35kg – Ukraina
75.17kg – Anglia
74.35kg – Spanja
74.30kg – Turqia

Top Channel