Olivia Culpo tregon trupin në Meksikë

06/06/2016 00:00

Ka qenë fituese e Miss Amerikës dhe nuk është aspak për t’u habitur që Olivia Culpo duket kaq e mahnitshme me kostum banjoje.

24-vjeçarja është fotografuar ditën e shtunë në Kabo të Meksikës, aty ku po kalon disa ditë pushimi.

Në vitin 2012 Olivia fitoi jo vetëm konkursin e bukurisë Miss Amerika, por edhe Miss Botën. Tashmë, ajo ka nisur një karrierë si prezantuese në televizion dhe pak nga pak po futet edhe në industrinë kinematografike.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel