“Djali i keq” mbizotëron përsëri në “Top Awards”

05/06/2016 00:00

Duket se fansat e Noizy-t nuk lodhen aspak së votuari artistin e tyre të preferuar, duke bërë kështu që “The baddest” të jetë kënga që kryeson edhe për këtë javë klasifikimin e “The Top List”.

Ndryshime të mëdha kanë ndodhur në javën e 26-të të “Top Awards”, ku 3 projekte të reja janë shtuar në Top Listën, duke u pozicionuar në vende tepër të favorshme.

Alban Skënderaj dhe Ledri Vula janë ngjitur përkatësisht me 3 dhe 5 pozicione, duke u renditur në 3-shen kryesore të klasifikimit.

I shtohen klasifikimit javor: Dren Abazi – Lamtumire, Baby G – I Win dhe rikthehet Ardian Bujupi ft. Dalool – Ne jena njo, duke lënë jashtë Eni Koci – S’po t’gjej mo, Blunt ft. Real – Vera dhe Alban Skenderaj – Une dhe Ti.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”. Gjithashtu po në këtë adresë, mund ta na sugjeroni këngën që mendoni se duhet të jetë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar për javën e 26-të të “The Top List”, “Top Awards”:

1. Noizy – The Baddest
2. Alban Skenderaj ft. Elinel – Kam nevoje
3. Ledri Vula – Kings
4. Noizy – Grande
5. Dren Abazi – Lamtumire
6. Enca – Dreq
7. Noizy ft. Varrosi – Shut the place down
8. Baby G – I win
9. Gold Ag ft. D.U.D.A – Hajde
10. Era Istrefi – Bonbon
11. Dafina Zeqiri ft. Kaos – Na
12. Ardian Bujupi ft. Dalool – Ne jena njo
13. Kida – Ja kem nis
14. Getinjo ft. Mozzik – Tony Montana
15. MC Kresha ft. Lyrical Son – Ky tipi
16. D.U.D.A ft. Lyrical Son – TWTSU (They wanna see us)
17. 2TON – Mu kujtove dje
18. Mc Kresha– Era
19. Capital T – Hitman
20. Gjiko – Hajt Hajt

Top Channel