Merkato, bomberi Vardy arrin akord me Arsenalin?

05/06/2016 00:00

Zbulimi i sezonit në futbollin anglez, Jamie Vardy është kthyer në shënjestrën e shumë klubeve të njohura kontinentale, por në prag të Europianit të 2016-s këtë verë, me të gjitha gjasat nuk do të zyrtarizohet e ardhmja e sulmuesit të Leicester City.

Ndërkohë, tratativave të pashpallura për kalimin tek Arsenali iu është shtuar një zë i ri brenda kampit të formacionit londinez.

Sulmuesi Olivier Giroud tha se është informuar, që vullneti i Vardy është të firmosë me Arsenalin brenda pak muajsh. 29-vjeçari nuk garanton një të ardhme për ekipin londinez, duke parë moshën e madhe, por nëse forma e tij për dy ose 3 sezone do të jetë si ajo e shfaqur me Leicester City, atëherë Wenger e konsideron bast të fituar.

Trajneri i kampionëve të Anglisë, Claudio Ranieri konfirmoi tratativat, ndërsa Giroud beson se kjo do të ndihmojë Arsenalin.

“Më kanë konfirmuar se Jamie Vardy kërkon të luajë me ne dhe ky është lajm shumë i mirë. Mund të jemi komplementarë me njëri-tjetrin në repartin sulmues, pasi ai është futbollist shumë i mirë. Jam i lumtur me konkurrencën, pasi Vardy do të na ndihmojë të fitojmë titullin”, tha sulmuesi francez i Arsenalit.

Top Channel