Funerali i Muhammad Ali, e gjithë bota “e ftuar” për ta nderuar

05/06/2016 00:00

Ditën e premte të javës së ardhshme do të zhvillohet edhe ceremonia mortore e ndarjes nga jeta të legjendës së boksit, Muhammad Ali, për të cilin “do të jetë e ftuar e gjithë bota” në mënyrë që t’i japin lamtumirën e fundit.

Funerali do të zhvillohet në vendlindjen e Muhammad Ali, në Louisville të Kentuckyt. Mes shumë figurave të shquara të botës, ish-presidenti Bill Clinton do të jetë ai që do të mbajë eulogjinë. Veç tij pritet të flasin edhe komediani Billy Crystal, si dhe gazetari sportiv Bryant Gumbel.

Legjenda e boksit u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare gjatë së premtes së kaluar, për shkak të një goditjeje infektive por për shkaqe natyrore ende të paspecifikuara. Ndërkohë, shërbesa e fundit familjare do të zhvillohet një ditë më herët, gjatë së enjtes.

Tri herë kampioni i botës për peshat e rënda, si dhe një prej figurave më të mëdha sportive të botës, ndërroi jetë në Phoenix të Arizonës, ku edhe ishte shtruar në spital, ndërsa trupi i tij i pajetë do të transferohet në Kentucky gjatë dy ditëve të ardhshme. Ali pritet të prehet në varrezat “Cave Hill” në Louisville, qytet ku edhe hapi sytë për herë të parë në vitin 1942.

Boksieri i shquar vuante nga një sëmundje respiratore, që i kishte prekur rrugët e frymëmarrjes, por gjendja e tij ishte komplikuar edhe më tej për shkak të sëmundjes së Parkinsonit, prej së cilës vuante dekada më parë.

Top Channel