Korçë, turizmi nis me karnavale

04/06/2016 00:00

Qyteti i Korçës ka çelur sezonin turistik përmes Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve.

Njerëz me kostume shumëngjyrëshe kanë pushtuar për të nëntin vit qendrën e qytetit, duke u shfaqur si personazhe nga me të ndryshmet.

Ndryshe nga edicionet e kaluara, këtë herë festa është konceptuar për t’u zhvilluar në tre ditë.

Parada këtë vit ka sjellë dhjetëra grupe shqiptare e të huaja, duke i rikthyer festës statusin e simbolit të qytetit.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel