Papa, masa të reja kundër pedofilisë në radhët e kishës

04/06/2016 00:00

Papa Françesku miratoi masa të reja për pezullimin e peshkopëve që keqmenaxhuan rastet e abuzimit me të miturit.

Në dekretin papnor thuhet se peshkopët që tregohen neglizhentë në raport me priftërinjtë abuzues do të përjashtohen sipas procedurave të reja ligjore.

Dekreti vjen në përgjigje të kërkesave të vazhdueshme nga viktimat e abuzimeve dhe mbështetësit e tyre për t’i veshur peshkopët me përgjegjësi nëse dështojnë në mbrojtjen e besimtarëve nga pedofilët.

Ligjet ekzistuese lidhur me rastet e abuzimeve seksuale do të forcohen, thotë Papa, e do të ketë një përcaktim më të qartë mbi “arsyet e rënda” që do të çonin drejt largimit të tyre.

Disa peshkopë i kanë mbuluar abuzimet përmes trasnferimit të priftërinjve të përfshirë në skandale nga një famulli në tjetrën, duke preferuar këtë veprimi në vend të kallëzimit të tyre në polici.

Papa Françesku ngriti në 2014-n një komision në Vatikan i cili u ngarkua me detyrën e përcaktimit të praktikave që do të ndiqen në rastet e abuzimit dhe ekspozimit të shkeljeve.

Top Channel