Zemërimi i Amber Heard-it nuk po derdhet vetëm mbi Johnny Depp, por edhe mbi shokun e tij, Doug Stanhope, ndaj të cilit aktorja paraqiti një aktpadi pas artikullit ku komediani e akuzonte 30-vjeçaren se po kërkon t’i bëjë shantazh e ta manipulojë ish-bashkëshortin e saj.

Padia e depozituar në kontenë Cochise të Arizonës e bashkë me Stanhope shënjestron edhe 20 individë të tjerë të lidhur me të.

Avokatët kërkojnë proces gjyqësor e thonë se Heard do t’ia dhurojë të ardhurat e përfituara nga këto procedura një qëndre për gratë e dhunuara në Arizona.

Përfaqësuesit e Stanhope dhe Depp nuk kanë bërë ende asnjë koment. Në artikullin polemizues, komediani pretendon se Depp i kishte rrëfyer në mirëbesim përpara ndarjes se Heard po e linte dhe e kishte kërcënuar se do të gënjente publikisht në çdo mënyrë të mundshme nëse ai nuk pajtohej me kushtet e vendosura prej saj.

Shantazhi, shkruan Stanhope, është përkufizimi që unë mendoj se mund t’i bëjnë të tjerët kësaj situate, duke përfshirë këtu mënyrën si po shpifet tani për Depp-in.

Martesa e Heard me aktorin e njohur 52-vjeçar zgjati vetëm 15 muaj. Amber kërkoi divorcin në maj duke cituar dallimet e papajtueshme mes të dyve dhe pretendon se Depp ka ushtruar mbi të dhunë fizike. 

Top Channel