Basketboll për femra, Flamurtari kampion i Shqipërisë

04/06/2016 00:00

Emocione dhe brohoritje pa fund. Ky ka qenë fundi i ndeshjes së pestë finale në basketboll për femra, me Flamurtarin që feston.

Flamurtari në basketboll për femra shpallet sërish kampion, duke mundur në ndeshjen e pestë finale skuadrën e Goga Basket në rezultatin 75-62. Për herë të parë një ndeshje e basketbollit për femra është arbitruar nga tre gjyqtarë të huaj, malazezë, një fakt, i cili pas ndeshjes nuk është lën në harresë nga skuadra vlonjate, që e ka cilësuar një vendim në kundërshtim me rregulloren, duke parë që tek skuadra kundërshtare luanin dy lojtare nga Mali i Zi.

Flamurtari ka fituar kështu trofeun e tij të 20 kampion dhe të 11-in nën drejtimin e trajnerit Viron Toska, ndërsa ishte titulli i katërt radhazi për ekipin vlonjat.

Flamurtari dhe Goga Basket kane dhuruar një ndeshje me plot emocione në Vlorë, ndërsa ndeshja ka qenë e ekuilibruar në tre periodat e para, me vlonjatet që gjithsesi kanë kryesuar, por me pak pike avantazh.

Ndërsa në 10 minutat e fundit, Flamurtari ndryshon tërësisht duke zhvilluar 10 minuat të shkëlqyera dhe merituar fitoren. Binte në sy në pallatin e sportit në Vlorë një numër i konsiderueshëm sportdashësish, ku nuk mungonin dhe ata nga Durrësi.

Top Channel