Ronaldo e Real, rinovimi pas Europianit

04/06/2016 00:00

Bisedimet mes drejtuesve të Realit të Madridit dhe Cristiano Ronaldos për rinovmimin e kontratës mes tyre u intensfikuan ndjeshëm pas finales së Ligës së Kampioneve.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja spanjolle AS, pritet që këto tratativa të konkretizohen pas përfundimit të Europianit të Francës.

Ronaldo ka një kontratë me klubin merenges deri në vitin 2018 dhe së fundmi ai është vënë në shënjestrën e Paris Sën Zhermen. Por futbollisti portugez, në një deklaratë të fundit shprehu besnikërinë e tij ndaj Los Blancos duke bërë të ditur se ai do të qëndrojë në Madrid deri në moshën 40-vjeçare.

Tashmë ajo që duhet të përcaktojnë palët në të këtë pikë është kohëzgjatja e kontratës së re të Ronaldos, me Realin që e dëshiron atë deri në vitin 2020 me opsion për një rinovim automatik të saj derti në 2021 në rast se do të arrihen objektivat.

Por Ronaldo nuk është i vetmi i cili pritet të rinovojë kontratën me Realin. Shumë shpejt do t’i nënshtrohen këtij procesi edhe Bale, Pepe, Isco e Jese.

Top Channel