Lionel Messi, ëndrra e Mourinhos

04/06/2016 00:00

Ëndrra e Jose Mourinhos dhe Manchester United nuk është Paul Pogba, por Lionel Messi. Sipas tabloidit britanik Daily Mail, drejtuesit e Djajve të Kuq kanë kontaktuar 2 herë mnë 3 javët e fundit me sulmuesin e Barcelonës për të kuptuar situatën e tij.

Futbollisti prej kohësh ka pasur probleme me organet fiskale dhe jo pak herë është folur për mundësinë e largimit të tij nga Spanja.

Messi ka një kontratë me Batrcelonën deri në vitin 2018 me një klauzolë të zgjidhje së saj me 250 milionë Euro. por problemi më i madh për Mancester Junajtid është se as barcelona e as vetë futbollisti nuk kanë ndërmend të ndahen.

Gjërat mund të ndryshojnë vetëm nëse Gjykata e Barcelonës javën e ardhshme do të japë një dënim të rëndë ndaj Messit për evazionin fiskal prej 4.1 milionë euro.

Top Channel