Kupa e Amerikës ngre siparin, Kolumbia mposht SHBA-të

04/06/2016 00:00

Kupa e Amerikës hapi siparin në orët e para së të shtunës me ndeshjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e humbën 2-0 ndaj Kolumbisë së James Rdoriguez.

Kompeticioni më i vjetër i kombëtareve, i cili po feston 100-vjetorin, po zhvillohet për herë të parë jashtë territorit të Amerikës së Jugut, në SHBA, por as ky fakt nuk i ka ndihmuar djemtë e Jurgen Klinsmann të cilët nuk e përballuan forcën kolumbiane.

Luhej minuta e 8 kur Edwin Cardona kroson bukur nga e djathta dhe mbrojtësi Cristian Zapata bë një lëvizje të zgjuar duke shmangur mbrojtësin për golin e parë të ndeshjes.

Në minutën e 42, James Rodriguez mori përsipër të ekzekutojë një 11-metërsh i cili iu dha skuadrës së Pekerman pasi më parë DeAndre Yedlin luajti më dorë në zonë.

Kapiteni nuk gaboi dhe çoi shifra në 2-0 para pushimit ndërmjet pjesëve. Në 45 minutat e dyta Kolumbia arriti të ruajë avantazhin, madje në një rast amerikanët i shpëton traversa kur Baça bëri një gjuajtje 15 minuta nga fundi.

SHBA-të dhe Kolumbia bëjnë pjesë në Grupin A bashkë me Paraguajin dhe Kosta Rikën.

Top Channel