SHBA, tkurren vendet e reja të punës; niveli më i ulët në 5 vjet

03/06/2016 00:00

Krijimi i vendeve të punës për muajin maj në Shtetet e Bashkuara ra në nivelin më të ulët në 5 vjet, një shenjë kjo e ekonomisë së dobët që mund të kufizojë mundësinë e Federal Reserve të ngrejë së shpejti normat e interesit.

Departamenti i Punës deklaroi se punëtorët ishin shtuar me 38 mijë vende pune muajin e kaluar, që është dhe niveli më i ulët që prej shtatorit 2010.

Kuota e papunësisë ra në 4.7 për qind nga 5 për qind që ishte, më e ulëta që prej nëntorit 2007. Por kjo ishte pjesërisht për shkak të braktisjes së njerëzve të punëve të krahut, duke mos u llogaritur më si të papunë.

Ndërkohë, sektori i prodhimit, ku përfshihen minierat dhe manifaktura, pati një rrjedhje prej 36 mijë vendesh pune, më e larta që prej shkurtit 2010.

Janet Yellen, presidente e Federal Reserve, ka deklaruar se normat e interesit mund të rriten së shpejti vetëm nëse krijimi i vendeve të punës i rikthehet rritjes.

Dollari menjëherë u dobësua sapo të dhënat u publikuan dhe investitorët spekuluan se rritja e normave këtë muaj ka pak gjasa të ndodhë.

Treguesit në bursat kryesore u hapën gjithashtu me rënie, me “Standard’s & Poor’s” që rrëshqiti me 0.6 për qind.

Top Channel