Sendet personale të Whitney Houston në ankand

03/06/2016 00:00

Sikurse ndodh pas shuarjes së shumë ikonave nga jeta, sende të tyre personale dalin në ankand. Këtë herë ishte radha e këngëtares së ndjerë Whitney Houston, ku më shumë se 100 sende simbolike të karrierës së saj, do të dalin në ankand në Beverly Hills në datat 24 dhe 25 qershor.

Këto i bëri me dije në një deklaratë për mediat menaxheri, njëkohësisht edhe presidenti i Houston Estate, Pat Houston

“Ne menduam se ishte koha e duhur për t’i dhënë njerëzve që donin Whitney dhe muzikën e saj, diçka nga ajo, pasi të njëjtën dashuri ka ndjerë edhe ajo për të gjithë.

Sendet përfshijnë kostume të divës se muzikës, që kushtojnë nga 2 mijë deri në 3.500 dollarë. Por ndër pikat kryesore të ankandit janë skenari personal i filmit të vitit 1995 “Waitting Exhale”, i cili kap vlerën e $ 1,000.

Po ashtu interesante është edhe nxjerrja ne treg e pasaportës së parë që Whitney ka përdorur për turneun e saj muzikor ndërkombëtar, e cila shkon deri në 1 mijë e 300 dollarë.

Houston është njëkohësisht femra që ka fituar më shumë çmime muzikore në botë në të gjitha kohërat, ndaj nuk kishte si të ndodhte ndryshe një nga sendet personale të saj më të shtrenjta është çmimi i Grammy Awards i cili është vlerësuar rreth $ 10,000.

Top Channel