Tërbohet Beogradi, por reagimi vjen nga niveli i dytë i zyrtarëve

03/06/2016 00:00

Deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës kanë nxitur reagimin e ashpër të Serbisë.

Gjatë një konference për shtyp, drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç tha se, pretendimet territoriale të Ramës ishin një sulm ndaj popullit serb.

“Në vend që të përshkallëzojnë edhe më shumë tensionet në rajon, do të ishte shumë më e dobishme që Rama dhe kolegët e tij të përcillnin mesazhin e pajtimit, e gjithashtu të shprehnin dëshirën për bashkëpunim dhe stabilitet në rajon, ashtu siç bën edhe Serbia”, ishin fjalët e Gjuriç.

Duke kujtuar se mbledhja e dy qeverive u mbajt në Bibliotekën Kombëtare, Gjuriç i kërkoi Ramës të merrte atje disa libra, ku – siç tha, – me siguri do të gjente fakte se Kosova nuk do të jetë kurrë pjesë e Shqipërisë dhe se ëndrra e një kombi të madh do të mbetej thjesht një ëndërr.

Top Channel