Babai i viktimës tenton ta godasë pas dënimit me vdekje, vrasësi qesh

03/06/2016 00:00

Babai i një adoleshenteje të vrarë, ka tentuar të godasë vrasësin, i cili sapo kishte marrë dënimin me vdekje në Gjykatë.

Michael Madison u dënua me vdekje për vrasjen e 18-vjeçares Shirelda Terry, 38-vjeçares Angela Deskins dhe 28-vjeçares Shetisha Sheele, ngjarje të ndodhur në vitin 2013 në Ohajo.

Babai i 18-vjeçares, Van Terry, ishte duke folur para trupës gjyqësore për humbjen e jetës së vajzës së tij pas vendimit të marrë nga gjykata, kur papritur është vërsulur ndaj vrasësit duke e goditur.

38-vjeçari, Michael Madison, është parë duke qeshur ndërsa Terry përpiqej ta godiste.

Pesë pjesëtarë të trupit gjykues u desh të ndërhynin për të bllokuar prindin e tronditur.

Trupat e tre vajzave në korrik 2013, u futën në qese plehrash, para se të eliminoheshin. Ai i mbyti tre të rejat.

Gjyqtari tha gjatë dhënës së dënimit, se natyra e tmerrshme e krimeve të Madison, është shkaktuar nga fëmijëria e kaluar në keqtrajtim nga Madison.

Ndërkohë avokatët e Madison, nuk e pretenduan asnjëherë pafajësinë në proces, vetëm sollën prova nga dhuna që i pandehuri kishte pësuar në fëmijëri. Ai ishte abuzuar nga e ëma e cila kishte varësi nga droga, nga njerku dhe nga të dashurit e nënës.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel