“Diplomohen” 342 ushtarë profesionistë

03/06/2016 00:00

342 efektivë të Forcave të Armatosura janë certifikuar si ushtarë profesionistë në bazën ushtarake të Bunavisë në Vlorë.

Certifikimi i tyre është kryer në një ceremoni të organizuar me pranine e drejtuesve të lartë të ushtrisë. Pas një stërvitje 10 javore, 342 efektivët tashmë quhen ushtarë profesionistë të rangut të parë dhe të dytë në bazë të arsimit përkatës.

Mes rekrutëve janë edhe 24 fermra. Sipas shefit të Shtabit të Përgjithshëm zgjedhja e tyre është diçka që duhet vlerësuar dhe sipas tij Forcave të Armatosura u shtohen efektivë të rinj dhe të stërvitur, gati për t’i shërbyer në radhë të parë sigurisë së vendit.

Top Channel