Ndaj Ukrainës si në eliminatore

03/06/2016 00:00

Në miqësoren e dytë dhe të fundit para finaleve të Francë 2016, atë përballë Ukrainës, De Biasi pritet të luajë me skemën 4-5-1, pra me atë që ka luajtur shumicën e ndeshjeve eliminatore.

Etrit Berisha, i cili është dhe portieri ynë i parë, do të mbrojë portën e kombëtares edhe në Bergamo. Në mbrojtje do të jenë Hysaj, Cana, Mavraj dhe Agolli, katërshja që pritet të luajë që nga minuta e parë edhe në sfidën e 11 qershorit, përballë Zvicrës.

I kthehen mesfushës Xhaka, Abrashi dhe Kace, lojtarë të cilët nuk u aktivizuan me Katarin. Në krahët e këtij reparti do të jenë dhe Roshi me Lenjanin, të cilët do të ndihmojnë dhe do të furnizojnë me topa Armando Sadikun, që pritet të jetë i vetëm në sulm.

Sfida mes Ukrainës dhe Shqipërisë do të luhet në orën 20:30 dhe do të transmetohet direkt në SuperSport.

Top Channel