Al Khelaifi: PSG duhet të nisë një cikël të ri

03/06/2016 00:00

Te PSG ka ardhur koha për të bërë ndryshime të rëndësishme. Ai që e deklaron këtë është vetë presidenti i klubit parizien, Nasser Al Khelaifi në një intervistë për të përditshmen “Le Parisien”.

“Skuadra duhet të nisë një cikël të ri”, tha Al Khelaifi. “Eliminimi në nga Manchester City në çerekfinale të Ligës së Kampioneve ishte momenti më i keq për mua që nga momenti që mbërrita në Paris dhe akoma e kam të vështirë ta pranoj atë”.

Al Khelaifi flet për të ardhmen duke deklaruar se bilanci i sezonit të fundit ishte negativ dhe se nëse do të vazhdohet kështu edhe në të ardhmen për Paris Sën Zhermen do të jetë e vështirë të arrijë objektivat.

Kjo deklaratë lë të nënkuptosh  se pozita e Blanc në stolin e kampionëve të Francës nuk është më aq solide dhe duke parë edhe largimin e Ibrahimovic në klub pritet të bëhen investime të rëndësishme.

Top Channel