Ndryshimin e temperaturës së tokës, Shërbimi Gjeologjik amerikan ka zgjedhur ta paraqesë nëpërmjet një animacioni i cili tregon sesi ka ndikuar rritja e temperaturave atmosferike nga viti 1850 deri në ditët e sotme dhe sesi ajo do të vazhdojë të rritet drejt një pike që shkencëtarët e kanë cilësuar si “rrethin e 6 të ferrit”.

Fillimisht, animimin e hartoi metereologu Ed Hawkins, i cili paraqiti ndryshimet drastike të temperaturës në 165 vitet e fundit.

Por nëse klima pëson ndryshime edhe më të mëdha, atëherë gazrat e dëmshëm do të vazhdojnë të rriten në sasi të pakontrolluara deri në fund të shekullit.

Në rast se një skenar i tillë ndodh, atëherë niveli i karbonit në atmosferë do të rritej katër herë.

Mark Lynas, autori i librit “E ardhmja jonë në një planet më të nxehtë”, i vlerësuar me shumë çmime, parashikon se nëse temperatura globale rritet me mesatarisht 4 gradë celcius, atëherë do të lindin shkretëtira të reja në Spanjë, Itali dhe Greqi, ndërsa temperaturat e stinës së verës në Anglinë jugore do të arrijnë deri 45C.

Top Channel