Bruno Alves, “kung fu” në miqësore

02/06/2016 00:00

Harry Kane mund të cilësohet me fat. “Këpuca e Artë” e Anglisë rrezikoi të humbiste Europianin mbrëmjen e së enjtes, por jo vetëm kaq, kjo pas një ndërhyrje të rrezikshme të mbrojtësit portugez Bruno Alves.

Luhej minuta e 34 kur Alves dhe Kane po luftonin për një top në mesin e fushës. 34-vjeçari e goditi keqazi kundërshtarin e tij në fytyre me një ngritje të këmbës që pak kishte lidhje me futbollin.

Gjyqtari nuk u mendua dy herë dhe i tregoi të kuqin mbrojtësit për lojë të rrezikshme.

Për një çast frika pushtoi “Wembleyn”, por Kane tregoi se është gjithçka në rregull kur u ngrit në këmbë menjëherë.

Top Channel