Kosova të premten miqësoren e parë zyrtare

02/06/2016 00:00

Skuadra përfaqësuese e futbollit të Kosovës për herë të parë do të zhvillojë ndeshjen e parë ndërkombëtare pas njohjes nga UEFA dhe FIFA.

Në të njëjtën ditë zyrtare të përcaktuar për ndeshjet miqësoret, ditën e premte, ku Shqipëria do të luaj me Ukrainën, Kosova do të përballet me Ishujt Faroe në Frankfurt të Gjermanisë.

Në konferencën për shtyp në prag të kësaj ndeshjeje, trajneri i përfaqësueses së Kosovës nuk i ka shpëtuar edhe pyetjeve rreth ndarjes së dy përfaqësueseve.

“Unë duhet të mendoj më të mirën për sportin. Duhet të përpiqem të gjej lojtarët më të mirë dhe të bëj kombëtaren më të mirë të mundshme. Sa i përket politikës, mendoj se janë politikanët që merren me të. Duhet t’i ruajmë energjitë për gjera më të rëndësishme për ne. Për momentin ka shumë rëndësi të punojmë për skuadrën dhe të bëhemi gati për eleminatoret.” -u shpreh trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki.

Kosova dhe Gjilbraltarin janë dy anëtarët më të reja të FIFA-s që e çuan në 211 numrin e federatave anëtare të saj. Të dyja këto kombëtare do të kenë shansin të marrin pjesë edhe në Botërorin e Rusisë në vitin 2018.

Top Channel