Shala i zhgënjyer për Euro 2016. I vëllai provokon: Shqipëri baraz Serbi

02/06/2016 00:00

Ndryshe nga futbollisti tjetër i kombëtares, Amir Rrahmani, sulmuesi Herolind Shala duket se nuk e ka pritur mirë vendimin e Gianni De Biasi-t, e këtë e ka treguar më së miri një status në “Facebook” i vëllait të tij.

Mirlind Shala, jo vetëm që nuk e aprovon vendimin e teknikut italian, por thekson se për të shprehja “Kosova është Shqipëri” është po aq provokusese sa edhe thënia “Kosova është Serbi” duke shkuar më tej se shpreson që Shqipëria të humbasë në këtë kampionat dhe Serbia t’i mundë sërish.

“Për mua shprehja “Kosova është Shqipëri” do të jetë aq provokuese sa thënia “Kosova është Serbi”. Për mua Shqipëria është një vend i huaj. Haptaz do të them pa pik hezitimi, shpresoj që Shqipëria do të humbë në kampionat dhe që Serbia prapë do t’i mundi shqiptarët!”.

Edhe pse i revoltuar, Mirlind Shala duket se nuk e ka krejtësisht “bekimin” e vëllait lidhur me statusin pasi ende nuk e di nëse në të ardhmen i vëllai do vijojë të luajë me Shqipërinë apo do të luaj për Kosovën.

“Do të shohim çfarë do ndodhë më tutje”-shkruan ai-“Nëse do të vendosë të luaj për Kosovën”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel