Princi u shua nga mbidoza e qetësuesve

02/06/2016 00:00

Pas hetimesh të shumta dhe të gjata, tashmë është mësuar edhe shkaku real i vdekjes së këngëtarit të famshëm “Prince” dhe, sipas një zyrtari të autoriteteve ligjzbatuese në vend që ka folur për “Associated Press”, testet tregojnë se ai ka ndërruar jetë nga mbidoza e opioidit, një përzierje me bazë opiumi që qetëson disa shqisa.

Këngëtari 57-vjeçari u gjet i vdekur më 21 prill në shtëpinë e tij në Minneapolis. Zyrtari, i cili ka pasur njohuri mbi hetimet, foli gjithsesi në kushtet e anonimitetit sepse nuk ishte i autorizuar të bënte deklarata për mediet.

Hetuesit ishin duke kryer kërkime nëse Princi kishte vdekur prej mbidozës apo, nëse ndonjë mjek e kishte shtyrë atë drejt drogimit në javët e fundit përpara vdekjes.

Top Channel