Nëna ndihmon nipin të përdhunojë vajzën e saj

02/06/2016 18:20

Një inçest në kufijtë e marrëzisë ka tronditur publikun në Australi, ku një nënë 56-vjeçare, që kishte marrëdhënie seksuale me nipin e saj, 42 vjeç, e ka ndihmuar këtë të fundit të përdhunojë vajzën e saj 12 vjeç.

Rasti i rëndë është regjistruar në Melburn.

Policia është vënë në lëvizje pas dëshmisë së vajzës së mitur, e cila ka deklaruar se mamaja i mbante këmbët në momentin kur e përdhunonte kushëriri i saj.

Të vënë përballë provave të pakundërshtueshme, si 56-vjeçarja, ashtu edhe nipi-dashnor i saj kanë pranuar gjithçka dhe gjykata i shpalli fajtorë.

Top Channel