Kosovë, publikohen pasuritë e zyrtarëve për vitin 2016

02/06/2016 00:00

Agjencia kosovare kundër Korrupsionit ka publikuar gjatë kësaj të enjteje regjistrat e deklarimit të përvitshëm të pasurive të zyrtarëve të lartë publik, në pajtim me ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurive, si dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave.

Publikimi është bërë në faqen e saj zyrtare në internet, ndërkohë që është shoqëruar edhe me një komunikatë, ku thuhet se gjatë bartjes së të dhënave të deklaruara në formularin e deklarimit të pasurive te regjistrat e deklarimeve, mund të ketë ndodhur ndonjë gabim teknik apo formulim i gabuar, ndaj dhe ftohen të gjithë zyrtarët e lartë publikë në vend që të verifikojnë deklarimet e tyre dhe në rast të pikasjes së ndonjë gabimi të njoftojnë menjëherë agjencinë, për të shmangur çdo lloj paqartësie që mund të krijohet.

Pas përfundimit të çështjeve teknike të këtij procesi, Agjencia kundër Korrupsionit do të organizojë aktivitetin publik të hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurive, që sipas ligjit përkatës, kësaj here vetëm 20 për qind e listës së përgjithshme të të deklaruarve do t’i nënshtrohen kontrollit të deklarimit të pasurive.

Top Channel