Prishtinë, përgatitjet e fundit përpara takimit ndërqeveritar

02/06/2016 00:00

Prishtina është duke zhvilluar përgatitjet e fundit përpara takimit të tretë të përbashkët të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Hapësira përpara Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ku edhe do të zhvillohet takimi, ka pasur këtë të enjte më shuëm gjallëri sesa kurrë më parë. Gjatë gjithë ditës, punëtorë të shumtë kanë pastruar ambientin përreth dhe kanë kositur barin.

Në Prishtinë do të qëndrojë për disa orë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me kabinetin e tij qeveritar. Rama dhe ministrat e tij do të priten nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe ministrat e kabinetit të tij në qeverinë e Kosovës.

Në mbledhjen që do të zhvillohet në Prishtinë priten të nënshkruhen disa marrëveshje mes dy shteteve. Kjo është e treta herë që dy qeveritë takohen së bashku me njëra-tjetrën, pas takimeve të mbajtura në Prizren, fillimisht, e më pas në Tiranë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel