Messi në gjykatë, nën akuzë për fshehje taksash

02/06/2016 00:00

Jemi mësuar që Lionel Messin ta shohin te veshur me kostum në mbrëmjet e FIFA-s ku për 5 vjet ai fitoi trofeun “Topi i Artë”, por këtë të enjte argjentinasi i veshur po “shik” ka shoqëruar të atin në gjykatën e Barcelonës.

Duartrokitjet, sharjet dhe fyerjet kanë shoqëruar lojtarin e Barcelonës gjatë hyrjes së tij në gjykatë, aty ku ai dhe babai i tij do të sqarojnë drejtësinë për akuzat e mospagimit të rreth 4 milionë eurove taksave gjatë viteve 2007-2009.

Mediat spanjolle, shkruajnë se Messi dhe babai i tij, që është njëkohësisht dhe menaxheri i tij, kanë përdorur kompani jashtë vendit për të menaxhuar të drejtat e imazhit për t’iu shmangur autoriteteve tatimore spanjolle.

Sërish, sipas mediave iberike, lojtari i Barcelonës nuk është përgjegjës për ndonjë krim dhe vendimet e gjykatës do të rëndojnë vetëm mbi babain e tij.

Top Channel