Përleshje për një vend parkimi, ndodh edhe në Kanada

02/06/2016 00:00

Përleshjet për një vend parkimi janë të shpeshta dhe ndodhin thuajse në të gjithë botën. Rasti më i fundit vjen në Kanadaja, ku ngjarja ka degjeneruar në përplasje fizike mes dy çifteve.

Gjithçka ndodhi në një parking në Missussauga, Ontario, është filmuar. Personi që ka filmuar ngjarje është shprehur për CBC News se fillimisht ka nisur një debat i ashpër mes personave, ndërsa më pas nisën edhe grushtet.

Video e përleshjes për një vend parkimi është hedhur në Youtube dhe me shpejtësi ka arritur më shumë se 400 mijë shikime.

Zëdhënësja e policisë tha se deri tani nuk është dërguar asnjë akuzë, por policia po heton ngjarjen duke marrë në pyetje dëshmitarët, ndërsa ka parë edhe videon.

Top Channel