Miqësorja, Finlanda “ul me këmbë në tokë” Belgjikën

01/06/2016 00:00

Belgjika nuk arriti të marrë më shumë se një barazim 1-1 në miqësoren ndaj Finlandës. Formacioni i Mark Wilmots dominoi ndeshjen, por miqtë befasuan të gjithë kur shënuan të parët në minutën e 53 me anë të Kasper Hamalainen.

“Djajtë” arritën të barazojnë shifrat vetëm një minutë nga fundi me anë të sulmuesit të tyre Romelu Lukaku. Ky rezultat do të bëjë që skuadra belge të reflektojë në prag të Europianit dhe të rregullojë problemet në mbrojtje.

Belgjika llogaritet si njëra nga skuadrat që mund të bëjë surprizën duke qenë se ka një skuadër me shumë talentë që udhëhiqet nga kapiteni Eden Hazard i Chelseat.

Ndërkohë, një tjetër skuadër që nuk është kualifikuar për Europian, Holanda, arriti të fitojë 2-1 në transfertën ndaj Polonisë. Janssen dhe Wijnaldum shënuan për “tulipanët”, ndërsa golin për polakët e realizoi Jedrzejczyk.

Ndërsa duelin mes Norvegjisë dhe Islandës, dy kundërshtarët tanë në kualifikueset e Botërorit të Brazilit, e fituan norvegjezët me rezultatin 3-2.

Top Channel