Lë shtatzënë të dashurën, 9 muaj më pas merr një letër të çuditshme

01/06/2016 00:00

Jeta na ofron shumë surpriza. Sigurisht ne kemi bërë planet tona dhe shpesh na dalin. Por shumica e njerëzve e dinë se të papriturat janë pjesë e jetës sonë. Dhe nëse jemi duke folur për jetën tonën dashurore, atëherë do të jetë gjithmonë me të papritura.

Por ajo çfarë i ka ndodhur një italiani, shkruan Brightside, ka shumë pak mundësi që t’i ketë ndodhur ndokujt.

Një burrë i martuar italian kishte një të dashur prej shumë vitesh, e një ditë ajo i thotë se ka mbetur shtatzënë.

Burri i cili nuk donte të prishte reputacionin dhe martesën e tij, i kërkoi asaj që të largohej nga Italia dhe të linde në fshehtësi në shkëmbim të një shume të mirë parash. Gjithashtu ai i premtoi se do i dërgonte asaj herë pas here shuma parash deri kur fëmija të mbushte 18 vjeç.

Gruaja ra dakord dhe i kërkoi të dinte se si donte ai që të informohej për lindje e fëmijës. Ai i thotë që t’i dërgonte një kartolinë kur të kthehej në Itali dhe të shkruante vetëm fjalën “Spageti”.

Pasi kaluan 9 muaj një mbrëmje atë e thërret gruaja dhe i thotë se u ka mbërritur një kartolinë e çuditshme.

Burri merr letrën e pasi lexon ato pak rreshta, fillimisht zverdhet e më pas i bie të fikët.

Në letër shkruhej “Spageti, Spageti, Spageti, Spageti, Spageti. Tre me topa mishi dhe dy pa to. Të lutem dërgo më tepër salcë.”

Top Channel