80-vjetori i lindjes së Bekim Fehmiut, Rama-Vuçiç: La gjurmë të pashlyer

01/06/2016 00:00

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe homologu i tij, Aleksandër Vuçiç, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për 80-vjetorin e lindjes së aktorit dhe humanistit Bekim Fehmiu.

“Konsideratë për veprën e artistit dhe humanistit Bekim Fehmiu. Bekim Fehmiu ka lënë një gjurmë të pashlyer mes shqiptarëve dhe serbëve. Jeta dhe arti i tij, dëshmi se ne mund të komunikojmë e të mësojmë nga njëri-tjetri”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e përbashkët të dy kryeministrave.

Bekim Fehmiu ishte një aktor shqiptar nga Kosova, i cili lindi në Sarajevë më 1 Qershor1936 dhe vdiq më 15 Qershor 2010 në Beograd. Rrjedh nga një familje e njohur gjakovare. Babai i tij, Ibrahim Fehmiu, ishte patriot i shquar, njëri ndër mësuesit e gjeneratës së parë në Kosovë dhe propagandues i madh i arsimit në gjuhën shqipe.

Fehmiu u bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjith? hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore.

Top Channel